×
  • Lajme
  • Lajme

    Fjolla Ujkani mohon se ishte ajo në foto me Gjyshincën, mbron kolegun e saj që shkeli ligjin duke dalë pa maskë

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 14:25

    Që nga dje kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë.


    Kësisoj, e gjithë gastronomia është e mbyllur, përveç shërbimit mere me vete. Në disa foto që u publikuan sot nga portali Insajderi shihet deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca teksa qëndron afër një kafeneje në kryeqytet duke pirë kafe të cilën e ka marrë me vete.

    Gjyshinca është parë pa maskë mbrojtëse anti-COVID, bartja e së cilës është e obliguar me ligj, shkruan Reporteri.net.

    Në foto bashkë me Gjyshincën u raportua se është edhe deputetja tjetër e VV-së, Fjolla Ujkani. Por kjo e fundit përmes një reagimi në Facebook ka demantuar lajmin se ajo është vajza që shihet në foto bashkë me Gjyshincën

    Tutje Ujkani në reagim e ka mbrojtur kolegun e saj  nga VV, teksa ka aluduar se ai nuk ka bërë ndonjë shkelje.

    “Sapo e pashë lajmin që deputetët e LV-së, Fjolla Ujkani e Gazmend Gjyshinca, thyejnë rregullat e pandemisë. Së pari, unë s’jam fare në atë foto dhe nuk e di nga ka ardhur konkluza se unë kam thyer rregullat, dhe së dyti ndonëse nuk jam aty, sa e pashë Gazmendi nuk ishte në lokal dhe ishte duke marrë kafe nga jashtë lokalit “take away” ashtu siç thuhet edhe në vendimin e fundit të MSH-së.
    Ps. Unë as nuk e konsumoj cigarën e as kafenë.”, shkruan ajo në reagim.

    Shumë qytetarë po shfrytëzojnë rastin që të qëndrojnë në këmbë tek kafet ku ata marrin me vete, gjë që është në kundërshtim me ligjin.

    Kujtojmë se sipas ligjit për pandeminë, personat që nuk bartin maskë, gjobiten me nga 35 euro. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!