×
  • Lajme
  • Lajme

    Flamuri i Kosovës sërish pjesë e përditshmërisë së Kurtit

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 13:38

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pati takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe atasheun në ambasadën austriake, Martin Schaller.


    Ambasadori Weidinger e përgëzoi Kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësitë e reja.

    Ai sipas komunikatës së qeverisë potencoi që Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

    Tutje, ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

    Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për urimin, dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë.

    Sipas fotografive nga kryeministria, shihet që edhe sipas protokollit zyrtar, flamuri shtetëror është prapa Albin Kurtit, teksa ky i fundit gjatë periudhës që qëndroi në opozitë pas rrëzimit në qeverinë e parë që drejtoi, nuk e kishte pasur askund simbolin kryesor shtetëror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!