Gruaja rome e cila para disa ditëve u sulmua fizikisht ne Lipjan si dhe në Ferizaj, krejt e kundërta i ngjau në Kaçanik, madje ajo u prit edhe me kafe në këtë qytet, shkruan Reporteri.net
Vetë personi i cili e qerasi me kafe gruan rome tregon se këtë veprim e bëri pasi që e kishe vërejtur që është e huaj në atë rreth.
‘Ajo erdhi kadal-kadal, shikojke anash kur unë u afrova afër saj, afër një metër thash a je për një kafe ajo tha bënë dhe erdh në këtë tavolin’, tregon Tafili i cili e qerasi me kafe gruan rome.
Ai tutje tregon se nuk kanë folur shumë pasi që gruaj grome nuk dinte shqip mirë, dhe supas tij ajo nuk dukej e rrezikshme.
‘Ajo nuk i shqiptoje mirë fjalët, folke rëndë. Këtë gjest që e kanë bërë duhet me dal publikish me tregu, tha ai tutje.
Ndërsa banorët e Kaçanikut thonë se një veprim i tillë këtu është i zakonshëm.
Ndërkaq, edhe pse Policia e Kosovës njoftoi se gruaja rome nuk paraqet rrezik dhe se nuk ka ndonjë vepër penale, ajo u sulmua fizikisht nga një i mitur në qytetin e Ferizajt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.