×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin nga KQZ se kur do të shpallën rezultatet përfundimtare pas numërimit të votave nga diaspora

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 20:44

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar votat nga diaspora pak minuta më parë, ndërsa ka mbetur konfirmimi vetëm nga PZAP dhe Gjykata Supreme për t’i shpallur rezultatet përfundimtare.


    Valmir Elezi nga KQZ ka thënë se rezultatet përfundimtare do të shpallën pas konfirmimit nga dy institucionet në fjalë nëse nuk kanë ndonjë çështje për shqyrtim.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pasi të marrim konfirmimet nga dy institucione: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim”, ka deklaruar Elezi për Sinjalin.

    Në anën tjetër kujtojmë se pak minuta më parë ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora. Lëvizja Vetëvendosje ka dalur partia e parë me 2 mijë e 83 vota, LDK partia e dytë me 1 mijë e 53 vota, PDK e treta me 55 vota, AAK-PSD e katërta me 281 vota, ndërsa Nisma me 187 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!