×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin nga OVL e UÇK-së: Aktakuzat e pakonfirmuara të Krasniqit dhe Selimit i kemi pasur në zyrë

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 20:55

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, tha se në zyrën e tyre i kanë pasur para-aktakuzat e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.


    Klinaku tha se këto para aktakuza i kanë pasur në kohën kur u janë dorëzuar dosjet në zyret e tyre, të cilat edhe i kanë publikuar.

    “Informacionet se kur do të ftohen nuk i kemi pas, por i kemi pas para aktakuzat në zyre. Në para aktakuzë, është aktakuzë e pakonfirmuar. Ne këto veprime të Gjykatës Speciale i konsiderojmë të kundërligjshme, pasi mandati i tyre ka përfunduar me 3 gusht”, tha Klinaku në Debat Plus.

    Pjesëtarët e EULEX-it sot bastisën shtëpinë e Jakup Krasniqit, të cilën më pas edhe e arrestuan. Krasniqi është arrestuar pas 10 orësh bastisjeje në shtëpinë e tij, ndërsa pritet transferimi i tij në Hagë.

    Rreth një orë më parë, konfirmimin e aktakuzës ndaj tij, e konfirmoi edhe Rexhep Selimi, i cili tha se nesër do të niset për në Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!