×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Daut Haradinaj për lajmin se ai bashkë me Ramushin rrahën një punëtor të tyre

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 21:47

    Daut Haradinaj i ftuar në emisionin Pressing në T7 është pyetur rreth një lajmi të publikuar në gazetën Koha Ditore, ku raportohej se ai bashkë me Ramush Haradinajn kanë rrahur një punëtor të tyre. Ai e ka mohuar kategorikisht këtë.


    Daut Haradinaj ka thënë se kjo është e pavërtetë dhe se për këtë ka dashur edhe ta padisë gazetën. Sipas tij, artikulli i gazetës thotë se rasti ka ndodhur në kohën e karantinës kohë sipas tij kur zyret e AAK’së kanë qenë të mbyllura.

    “Artikulli thotë se rasti ka ndodhur në kohë të pandemisë. Në atë kohë zyret e AAK’së kanë qenë të mbyllura. Pra nuk ka logjikë kjo pasi në atë kohë asnjë punëtor nuk ka qenë në zyra”, ka thënë Haradinaj.

    Tutje, ai ka përmendur edhe lajmin e ditëve të fundit ku u raportua se Ramush Haradinaj kishte rrahur bashkëshorten e tij Anitën. Sipas Hardianjt, nuk është hera e parë që mediat shpifin ndaj tij dhe familjes Hardianaj.

     

    Me këtë rast ai ka folur edhe për një rast të mëhershëm ku sipas tij babai i tyre Hilmi Haradinaj kishte ardhur në Prishtinë i shqetësuar se të gjithë po flisnin se Ramushi e ka të sëmurë djalin e tij.

    “Dola ta takojë babën dhe më tha, se e gjithë Kosova po flasin se Ramushi nuk e ka mirë djalin. I thash, o plak për atë djalë që po thu ti, është ky që po luan tani këtu e ti po e sheh që është shumë mirë”, ka thënë Haradinaj duke pretenduar se të gjitha ato që janë raportuar në media, nuk janë të vërteta, por vetëm shpifje, që sipas tij mund të lidhen me kandidaturën e Ramush Haradinajt për president. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!