Një qytetare e infektuar me coronavirus në Prizren, ka treguar për gjendjen në të cilën ndodhet familja e saj, pasi kanë rezultuar pozitiv edhe 5 familjarë të saj.
Ajo thotë se gjendja shëndetësore e të infektuarve paraqitet stabile.
I infektuari i parë ka qenë bashkëshorti i saj, punëtor në KRU “ Hidroregjioni jugor”, ndërsa më pas kanë rezultuar pozitiv edhe anëtarët e tjerë të familjes përfshirë edhe një vogëlushe 6 vjeçare.
Ajo kërkon që institucionet shëndetësore të ndihmojnë këtë familje, pasi disa anëtarë vuajnë edhe nga sëmundje të ndryshme dhe iu nevojiten medikamente mjekësore, por edhe ndihma ushqimore, dhe njofton se gjatë ditës së sotme iu janë dërguar dy pako ushqimore nga komuna e Prizrenit.
Ajo mohon pohimet siç thotë ajo, se bashkëshorti i saj është infektuar në Malishevë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.