Gruaja e vozitësit të kamionit me të cilin ishte transportuar sasia prej 400 kilogramëve e kokainës që u kap dje në Lipjan, ka thënë se beson që burri i saj nuk ka asgjë lidhje me sasinë e drogës.
“Jam e sigurt se është i pastër. Jam e sigurt sepse më rrogë ka punuar, është çuar herët, nuk është marrë me punë të këqija. Është i afërt me neve, nuk del nuk pi. 80 euro paguhet për një xhiro. Ky është vetëm vozitës, e afron aty për shkarkim kamionin, ky nuk prek aty. Është vetëm shofer, kush ngarkon, çfarë qet aty, ky nuk e di sepse është i blombuar”, ka deklaruar ajo.
“Gjithherë ka punuar me këtë kamion. Burri është 53-vjeçar. Është kthyer të shtunën pasdite rreth orës 18:00. Të hënë është zgjuar në mëngjes për të shoh të gjejë ndonjë punë tjetër. Të shtunën e ka sjell kamionin nuk ka pasë punë. Asnjë telefonatë a diçka s’ka pasë as të dielën”.
Ajo në Info Magazine ka treguar momentin kur policia ka arrestuar bashkëshortin e saj në aksionin e së hënës.
“Të hënën në 09:20 e thirrën “a po vjen me zbrazë kamionin”. Tha “Po” si gjithherë. Unë i përfundova disa punë dhe i pashë dy veta që kaluan me atë, i ranë ziles ju thash hajde hyrë. Kur i ranë dy tre herë ziles thash mos është për rrymë dikush me të. Dola, ia kishin lidh duar, plot oborri policë, dhjetë a s’e di sa ishin”, ka pohuar ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=qOD5slluwNY
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.