×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet një llapjan nga fshati i futur në karantinë, ka kritika për shtetin

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 18:23

    Kushtrim Haliti, banor i fshatit Dumnicë të Podujevës, ka treguar se si në këtë zonë është duke u përmbajtur karantina, pas një rasti të konfirmuar me Covid-19.


    Haliti për Info Magazine tha se askush nuk i ka kontaktuar për ndonjë këshillë apo për t’ua dezinfektuar ambientet, qysh para 48-të orësh kur dhe djali i axhës së tij rezultoi pozitiv me koronavirus.

    ”Këshillat po i marrim nga mediat sociale dhe televizionet private, publike. Qendrat e QKMF-së faktikisht nuk kemi që kanë ardhur direkt për të na këshilluar përpos të dhënave dhe këshillave nga rrjetet sociale”.

    ”Që prej rastit kur ka rezultuar pozitiv me koronavirus, para 48 orësh, përveç një ekip që ka qenë atë natë kur ka bërë pyetje për djalin e axhës: ”nga ka ardhur?, si ka ardhur?”, e ka dezinfektuar vetëm shtëpinë e personit në fjalë të infektuar”.

    ”Të tjera të vëllezërve të tyre nuk ka ndodhur dezinfektimi”.

    ”Do të kishte qenë e domosdoshme dezinfektimi i ambientit të të afërmve tanë këtu”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!