Kosova edhe këtë vit nuk do të jetë në INTERPOL, e madje as nuk do të futet në votim pasi Qeveria ka marrë vendim që të tërhiqet nga kërkesa për anëtarësim.
Kjo gjë është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, të cilët kanë thënë se arsye për këtë janë rrethanat e krijuara, por pa specifikuar ato, shkruan Reporteri.net.
Sipas Zyrës, tërheqja ka ardhur edhe pas rekomandimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, është thënë nga Zyra e Kryeministrit.
Ndryshe, është hera e dytë që Haradinaj e tërheq kërkesën për Interpol, pasi që edhe kur kishte marrë mandatin më 2017 kishte vepruar njësoj. Vlen të ceket që një vit pas, kishte dështuar në votim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.