×
  • Lajme
  • Lajme

    Flora Brovina për fotografinë skandaloze: E kam vuajtur shumë

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 12:42

    Ish-deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka folur edhe një herë për fotografinë skandaloze të cilën e kishte publikuar në një seancë të Kuvendit.


    Brovina, ka thënë se këtë fotografi e ka marrë nga një person të cilin tashmë nuk e njeh, gjatë kohës sa ishte në komisionin për pesona të zhdukur dhe se fotografia përputhej shumë me historitë që kishte dëgjuar nga gratë e dhunuara, transmeton “Zëri.info’

    “Këtë fotografi kam besu shumë dhe ekam vajtuar shumë, për arsye se ma dha një aktivist, ma dergoj për dikë, e cila ishte shumë e sakt dhe përputhej me historitë që unë i kam prej grave të abuzuara seksualisht gjatë luftës, Nuk e njoh, tash e kam harruar atë person dhe nuk e kam verifikuar sepse të gjitha historitë janë të ngjashme dhe kjo është revolta ime, është gabimi im që se kam verifikuar.” ka thënë Brovina në emision “Personale”.

    Ajo ka kritikuar edhe gratë e shoqërisë civile që reaguan ashpër, e që sipas saj shumë nga to e kishin parë shumë më herët këtë fotografi.

    “Kur gratë e shoqërisë civile, reaguan aq fortë edhe pse më herët e kishin parë këtë fotografi por nuk kanë reaguar gjatë këtyre viteve.Unë nuk e kam ditur që ajo fotografi ishte luajtur në filma por ishte shumë e sakt me histroitë e grave tona”, thotë Brovina.

    Ajo gjithashtu ka thënë se është habitur edhe nga reagimi i partisë së saj, kur Kadri Veseli kishte thënë se më së shumti i ka dëmtuar vet ata, sipas saj qëllimi nuk ishte që ta dëmtonte askënd me këtë fotografi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!