×
  • Lajme
  • Lajme

    Florim Ejupi: Krimineli Shkumbin Mehmetaj ka vrarë edhe kolegë të tij

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 21:05

    Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta. I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku autobusi i linjës Nish Express, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001 dhe vdiqën 11 serbë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.


    Ejupi, pas shumë kohësh rrëfen përveç të tjerash edhe njohjen e tij me Shkumbin Mehmetaj.

    Florimi ishte arrestuar edhe në vitin 2014-të pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmeti, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës.

    E për këtë, ai thotë se Mehmetaj është kriminel.

    “Ky është kriminel, ka vra kolegë të vetë, është kidnapues. Gjithçka që thotë ai ëhstë rrenë”, ka thënë Ejupi në TV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!