Mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks te lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Janë familjare, grupe miqsh drejt qyteteve të ndryshme për të kaluar këtë fundjavë.
Për disa prej qytetareve është edhe periudhë pushimesh ne det. Policisë kufitare i është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme ne kufi.
Sipas mediave të Shqipërisë, vetëm sot përllogariten të kenë hyrë më shume se 6300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.