Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova por jo vetëm, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar këtë fundjavë.
Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare dje drejt Shqipërisë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë) gjithsej kanë hyrë 16 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete.
Ndërkohë një fluks automjetesh është vërejtur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në doganën e Morinës.
Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të qershorit ku edhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta. /abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.