Juristja e mediave në Kosovë, Flutura Kusari, është shpallur një nga 13 heroinat dhe heronjtë e vitit 2023 në Ballkan nga “Le Courrier des Balkans”, shkruan Reporteri.net.
Njoftimin e ka dhënë vet Kusari përmes një shkrimi në Facebook.
“Jashtezakonisht e nderuar qe media prestigjioze franceze me ka shpallur nje nga 13 heroinat dhe heronjet e vitit 2023 ne Ballkan. Dreka sot ne rezidencen franceze ma dha mundesine me diskutu me ambasadorin francez Olivier Guerot dhe stafin e ambasades per lirine e medias dhe te shprehjes je Kosove dhe rajon. Le Courrier des Balkans e fillon pershkrimin per mua: Ajo eshte zeri i gazetareve. Nuk ka nder me te madh per mua se sa me u pa si zeri i gazetareve”, përfundon ajo.
Kusari së fundi ka qenë e angazhuar si trajnere në projektin “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial për komunitetet joshumicë në Kosovë” – i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me grant për gazetën online Reporteri.net.
Juristja e medias, në këto trajnime pjesëmarrësve u ka ligjëruar mbi “Rregullimin e Mediave dhe Përgjegjësinë Ligjore të Punëtorëve të Medias”. /Reporteri.net/.
Gjysma e pjesëmarrësve vajza në trajnimin në Prizren mbi Edukimin Medial