×
  • Lajme
  • Lajme

    Formimi i “Qeverisë nën hije”, krijimi i “Shkollës Politike”, këto janë vendimet që i mori sot LDK-ja

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 19:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate ka treguar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë.


    LDK ka bërë të ditur se ka formuar gjashtë departamente, ka formuar “Shkollën Politike”, si dhe ka riorganizuar Zyrën për medie dhe Qendrën për Informim e Kosovës – QIK, shkruan Reporteri.net.

    Nga LDK me shumicë votash kanë votuar që të krijohen ekipe të cilat do të bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në degët e LDK-së.

    Njoftimi i plotë:

    Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbajtur sot mbledhje në zyrën qendrore të kësaj partie.

    Përmes një komunikate për media LDK-ja ka njoftuar për vendimet që u morën sot në mbledhjen e Kryesisë.

    Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, me shumicë votash u morën disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm si në vijim:

    1. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve.

    Procesi i reformimit synon të riorgnizojë Degët dhe t’i hapë ato ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Po ashtu, ekipet e Kryesisë do të ndihmojnë Degët në përgatitjet për zgjedhjet lokale.

    2. U aprovua propozimi i kryetarit për strukturën e re organizative:

    Riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK;

    Në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike;

    3. Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve si në vijim:

    Departamenti i Politikës së Jashtme;

    Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë;

    Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit;

    Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit;

    Departamenti i Shëndetësisë;

    Departamenti i Rinisë;

    Departamenti i Avancimit Shoqëror.

    Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!