×
  • Lajme
  • Lajme / Austri

    Forumi i Vjenës, Kurti: Bashkëpunimi ekonomik më i rëndësishëm se kurrë, Kosova do të paraqesë ofertë për investitorët e huaj

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 12:02

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Ministren Donika Gërvalla Schwarz kanë marrë pjesë në pritjen mirëseardhëse para Forumit Ekonomik të Vjenës i cili do të mbahet sot, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz morën pjesë mbrëmë në pritjen mirëseardhëse që i paraprinë Forumit Ekonomik të Vjenës, i cili mbahet sot.

    Në adresimin e tij kryeministri Kurti falënderoi organizatorët e forumit dhe pjesëmarrësit e tij. Ai tha se ditëve tona bashkëpunimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë, dhe se përgjatë këtij forumi Republika e Kosovës do të paraqesë ofertën e saj se pse investitorët e huaj duhet ta hedhin shikimin kah vendi ynë për mundësi të investimeve dhe rritje të shkëmbimeve tregtare”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ZKM-së.

    Edicioni i 21-të i këtij forumi po zhvillohet me temën “Ekonomia rajonale si pjesë e ekonomisë evropiane dhe globale”. Prezantimet dhe diskutimet do të mbahen në katër sesione të ndara. Kryeministri Kurti do të jetë folës kyç në sesionin e katërt që fillon nga 14:00, me titull “Bashkëpunimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!