Fëmijët janë mërzitur. Edhe të rriturit poashtu. Ata kanë nevojë që të dalin pak jashtë, si dikur. Por nëse jo si dikur, megjithatë të shijojnë pak muhabet e natyrë para shtëpive e banesave të tyre.
Policia e Kosovës është aty që të garantojë se ne nuk do të tubohemi dhe jo me qejf të na kërkojë të lëmë ambientin jashtë e të shpërndahemi nëpër banesat tona.
Pikërisht të tilla momente janë shkrepur sot për Reporteri.net, nga aparati i fotografit Kushtrim Tërnava.
Ky është foto-albumi i një të shtune, që në ditët normale, në këtë kohë me diell, qytetet tona, rrugët tona, parqet tona do të ishin plotë. Ato ditë do të kthehen shpejt, e për hir të këtyre ditëve, të durojmë e respektojmë rregullat që parandalojnë përhapjen e mëtutjeme të pandemisë.
Fotot janë shkrepur sot, në disa zona të Fushë Kosovës.