×
  • Lajme
  • Lajme

    Foto dhe Video nga aksidenti ku u rrokullis një furgon në Fushë Kosovë

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 22:38

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku si pasojë e tij kanë mbetur tre persona të lënduar, shkruan Reporteri.net


    Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar rastin për Reporterin por nuk ka dhënë detaje, ajo ka thënë se në orët e mbrëmjes së të shtunës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një furgoni, ku janë lënduar tre persona dhe të njëjtin janë dërguar për tretman mjekësor.

    Sipas Ahmetit me rastin po merret njësiti i trafikut.

    ”Rreth ores 21:30 ka ndodhe nje aksident trafiku ne rr. Prishtine-Fushe Kosove. Ne aksident kane qene te perfshire nje furgon dhe nje veture, ku jane lenduar tre persona, te cilet jane derguar per tretman mjekesor. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti për Reporterin.

    Policia e Kosovës apelon tek të gjithë vozitësit e veturave që të kenë kujdes të shtuar në trafik pasi që kohëve të fundit numri i aksidenteve me fatalitet është rritur dukshëm. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!