Në aktakuzën e bërë publike nga Gjykata Speciale, përmes së cilës akuzohen, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj e Rexhep Selimi, përmenden krimet e pretenduara që kanë kryer ish udhëheqësit e UÇK-së.
Mes pikave të aktakuzave, ky dokument i speciales përmend edhe krimet ndaj katolikëve që thuhet se i ka bërë UÇK-ja. Një konstatim i tillë ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë, duke akuzuar Hagën se po bënë përpjekje për të krijuar ndarje mes komuniteteve. Ish udhëheqësit e UÇK-së, kanë thënë se në luftë nuk ka pasur ndarje mes feve.
I vetmi përkushtim i tyre ka qenë lufta për çlirimin nga Serbia. Këtë gjë e vërteton më së miri edhe një fotografi e bërë publike ku shihet Nasim Haradinaj me disa pjesëtarë të UÇK-së. Haradinaj siç shihet në foto ka të varur në qafë një kryq që ia ka dhuruar një ish pjesëtar i UÇK-së katolik me emrin Anton.
Kryqi në këtë foto nuk shihet mirë por historia e këtij simboli katolik të varur në qafën e një ushtari myslimanë tregon se Haradinajt i është dhuruar për ta ruajtur nga të këqijat që mund t’i sillte lufta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.