Fotografi të “apokalipsit” në Prishtinë

Deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar pesë raste me virusin Covid-19.


Klina, Vitia e Malisheva janë qytetet në të cilat janë ndaluar hyrje-daljet kjo pas prekjes së banorëve të tyre me koronavirus.

Por, jo veç banorët e këtyre komunave por të izoluar po qëndrojnë edhe prishtinasit.

Këtë më së miri e tregojnë fotot e realizuara nga fotografi Marjan Komani, këtë të diele në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

Deri më tani, janë mbyllur shkollat, të gjitha kafiteritë, restorantet, e dyqanet të cilat frekuentohen në masë të madhe nga qytetarët.

Sheshet e rrugët e kryeqytetit po qëndrojnë të heshtura e pa njerëz, të cilët si masë kryesore mbrojtëse ndaj virusit, po e praktikojnë qëndrimin nëpër shtëpitë e tyre.

Foto nga kryeqyteti:

 

Ndryshe, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i ndërmarrë disa masa parandaluese, përfshirë edhe mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet deri më 27 mars.