×
  • Lajme
  • Lajme

    Franca dhe Gjermania i shkruajnë LDK-së për të hequr dorë nga mocioni i mosbesimit

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 16:31

    Ambasadorët e Francës dhe të Gjermanisë, me demarsh të përbashkët, kanë kërkuar nga LDK-ja që të heqë dorë nga kërkesa për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.


    Përmes një postimi në Twitterin e Ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, thuhet se me këtë, dy kryeqytetet shfaqin brengën e tyre me situatën e krijuar së fundmi.

    Kërkesa i është drejtuar zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, në mënyrë që i njëjti t’i drejtohet kreut të LDK-së, Isa Mustafës, me kërkesën për të hequr dorë nga mocioni i mosbesimit.

    “Qëndroni në anën e popullit të Kosovës në këtë krizë. Ftoni LDK-në të rishqyrtojë votën e mosbesimit dhe të mbajnë një qeveri të besueshme dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfidat”, thuhet në demarshin e përbashkët të Francës dhe të Gjermanisë drejtuar LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!