×
  • Lajme
  • Lajme

    Frashër Krasniqi i thotë Valdrin Ahmetit “hajn me letra”, ky ia kthen i thotë “legen i Dautit”

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 21:33

    Frashër Krasniqi i PSD-së është përplasur me Valdrin Ahmetin e Vetëvenodjes, në Rubikon të KTV-së.


    Krasniqi ia ka përmendur Ahmetit përjashtimin nga Vetëvendosje, siç tha ai për keqpërdorim me fonde.

    “Nuk po e kuptoj se si Lëvizja Vetëvendosje ka sjell këtu në debat për të folur për korrupsionin një njeri të cilin e ka përjashtuar pikërisht për keqpërdorim të fondeve të partisë. Një person i cili ka ngel në shkollë të mesme, e nuk e ka as Fakultetin e kryer”, ka thënë Krasniqi.

    “A më tregon ku ke qenë sa herë që ne aktivistët e VV-së kemi qenë në burg ose kemi hangër dajak prej policisë. Ka qenë tu bo pare me bizneset e tij, për ta blerë veturën e tij 12 mijë euro. Tri herë është dalë nga Lëvizja sa herë që i është ofruar një rrogë më e madhe”, ka thënë Krasniqi.

    Krasniqi ka thënë gjithashtu se Liburn Aliu e ka goditur me shuplakë Ahmetin.

    Ahmeti ka thënë se e ka sqaruar këtë çështjen e letrës së keqpërdorimeve, duke thënë se “nuk mund ta shantazhojnë me atë letër”.

    “Frashër Kransiqi është mirë me na tregu se si e ka shantazhu Dardan Molliqaj për me u bo kundër Albinit”, ka thënë Ahmeti.

    “Legen i Dautit je bo. Boll më. Ky ka ardh me ja la duart me krim e haraç AAK-së. Ti je legen që përfaqëson homologimin e Pal Lekajt dhe 53 milionshin për Bechtel Enkas”, i ka thënë Ahmeti – Krasniqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!