×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Efes 2024”

    Reporteri
    11 Maj 2024 | 9:22

    Forca e Sigurisë e Kosovës, ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha i cili realizohet në Izmirë të Republikës së Tutqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke.

    Sipas njoftimit që ka lëshuar FSK-së, ky ushtrim ka për qëllim prezantimin e aftësive për misione të përbashkëta paqësore.

    Ushtrimi ka për qëllimi prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërin në mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!