×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK jep detaje për gjetjen e të moshuarit në Klinë

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 19:12

    Njësitë e FSK-së për kërkim shpëtim në ujëra, sot kanë gjetur trupin e pajetë të 76 vjeçarit B.U., shkruan Reporteri.net


    Trupi i viktimës është gjetur në ujërat lumit Lumbardh, pranë fshatit Grabanicë të Klinës.

    “Ushtarakët e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të FSK-së, pas një operacioni të gjerë kërkimi në lumin Lumbardh, lokacioni Grabanicë, nga ora 13:30 deri në orën 16:00, kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të personit B.U. (76) nga Bokshiqi i Klines.

    Trupi i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!