Edhe pas më shumë se 6 orë që kur është shembur një pjesë e ish-hotelit “Adriatiku”, në Mitrovicë, ende nuk është arritur të gjendet një punëtor i ri që ndodhet nën rrënoja.
Reporteri.net mëson nga vendi i ngjarjes se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po kërkojnë të riun me duar, ndërsa eskavatorët janë ndalur pasi është rrezik të shembet i gjithë objekti.
Deri tani akoma nuk ka ndonjë rezultat, mirëpo përmes qenëve të ushtrisë, po dyshohet për një vend ku mund të jetë trupi i të riut. /Reporteri.net/.
Ky është djaloshi që u zu nga shembja e hotelit në Mitrovicë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.