×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-së i shtohen snajperistët profesionistë, po specializohen në Jordani

    Reporteri
    07 Shkurt 2023 | 19:42
    Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së gjatë trajnimit në Jordani

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forcës së Sigurisë së Kosovës do i shtohen një numër i snajperistëve profesionistë të cilët janë duke ndjekur trajnim special në Jordani.

    Mehaj ka thënë se trajnimi i snajperistëve të FSK-së po bëhet me Forcat e Operacioneve Speciale jordane.

    “Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir”, tha ai në një status në Facebook.

    Ministri ka shprehur mirënjohje për shtetin jordanez për mundësinë që i ka dhënë komandove të FSK-së.

    “Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona! Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, shtoi ai.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!