×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Ftesa për PDK-në, Kusari-Lila: Mund të dërgohet edhe me shkrim, mund të propozojnë edhe emra konkretë për presidentin

    Reporteri
    20 Prill 2026 | 10:40

    Pas mbledhjes së qeverisë, në konferencë për media, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila deklaroi se deri më tani ka pasur iniciativa vetëm nga Kryeministri Kurti për takime.

    Ajo tha se një ftesë e tillë me shkrim siç ka kërkuar PDK-ja dhe mund të dërgohet, por theksoi nevojën për diskutime mbi parimin e zgjedhjes dhe emrat konkretë për president.

    Kusari-Lila shtoi se vendi ndodhet në javën finale për zgjedhjen e presidentit, përpara rrezikut të shpërndarjes së Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje.

    “Po e ritheksoj që deri më tani ka pasur iniciativa vetëm nga Kryeministri Kurti. Ndërsa PDK-ja me atë çfarë kemi dëgjuar, pret ofertë me shkrim. Nëse ftesa duhet shkuar me shkrim, ndoshta edhe mund të bëhet, përkundër se duhet prapë të ulet e të diskutohet mbi parimin e zgjedhjes dhe emra konkretë të cilët edhe PDK-ja mund t’i propozojë për president të vendit. Për shkak se tashmë jemi në javën finale që duhet të zgjidhet titullari i institucionit më të lartë në vend para se të ndodhë ajo që nuk e duam, që të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, tha ajo.

    /Reporteri.net/

    “Vetëm Kurti dhe VV-ja kanë bërë propozime”, Kusari-Lila fajëson opozitën për çështjen e presidentit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!