×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ftohtë e me borë, moti për sot dhe nesër

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 8:00

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.


    Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.

    Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdojë të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!