Fusha të presionit të lartë dhe rryma të nxehta ajrore nga Afrika veriore, do të shtrihen mbi rajon gjatë fundjavës, duke kushtëzuar një mot të nxehtë, stabil dhe kryesisht me diell.
Për ditën e sotme, moti do të mbajë kryesisht me diell, pasdite me vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.
Ndërsa, javën e ardhshme priten reshje lokale shiu dhe rënie e theksuar e temperaturave.Nga mesi i javës së ardhshme priten edhe rënie të theksuar të temperaturave për pesë deri në dhjetë gradë celsius.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.