×
  • Lajme
  • Lajme / Dëmtimi i kanalit

    Funksionalizohet bypassi në kanalin e Ibër-Lepencit, pritet të ketë ujë të mjaftueshëm për KEK-un dhe KRU-në

    Reporteri
    07 Dhjetor 2024 | 20:54

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi se bypassi i kanali të Ibër-Lepencit është tani i funksionalizuar.

    Ai theksoi se pak minuta më parë është lëshuar uji, duke siguruar furnizim të mjaftueshëm me ujë për Kompaninë Energjetike të Kosovës (KEK) dhe KRU-në.

    “Për më pak se një javë është ndërtuar dhe funksionalizuar komplet bajpasi në kanalin e Ibër Lepencit. Para pak çastesh e lëshuam ujin në bajpas. Tani do të ketë ujë të mjaftueshëm edhe për KEK-un e edhe për KRU-të”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!