Një burrë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Reporteri.net.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:00 në Fushë Kosovë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.