×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    Fushtica: Shumë shpejt pritet funksionalizimi i ‘Policisë së Kryeqytetit’

    Reporteri
    25 Maj 2024 | 10:31

    Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë se janë në fazën e bashkëpunimit më Policinë e Kosovës për të gjetur një ndërtesë ku do të vendohet drejtoria e policisë së kryeqytetit.

    “Policia e Kryeqytetit është drejtori e Policisë së kryeqytetit është krijuar në kuadër të Policës së Kosovës, jemi në fazën e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës që të gjejmë një ndërtesë ku do të vendoset drejtoria e policisë së kryeqytetit dhe shumë shpejt të funksionalizohet dhe të ketë ndërtesën e saj dhe t’i ketë të gjitha struktura që janë të aprovuara nga Ministria Punëve Brendshme”, ka thënë Fushtica.

    Ai po ashtu ka thënë se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet në kohë reale që kur ka të reshura sikurse ishin në fillim të javës, të intervenojnë në kohë rekorde për riparimin e dëmeve.

    “Kemi pasur episode të motit ekstrem posaçërisht në fillim të javës, do të thotë të hënën dhe të martën dhe si pasojë e kësaj kemi bërë intervenimin në kryeqytet si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut në kohë të shkurtër. Por duhet të kemi parasysh edhe infrastrukturën që është duke u përmirësuar dhe si e tillë ne jemi të gjitha ekipet e kujdestarisë që kemi pasur me brigadën profesionale të zjarrfikësve, me kompanitë e kontraktura nga drejtori për Siguri dhe Emergjenca për rastin e intervenimeve në rast emergjente dhe policia e Kosovës dhe ekipet tjera. Kemi intervenuar dhe kemi sanuar të gjitha dëmet në një afat shumë të shkurtër kohor”, tha Fushtica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!