Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara, G7, kanë ftuar Serbinë dhe Kosovën që të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse e ligjërisht të detyrueshme në mënyrë që të mundë të përparojnë në rrugën evropiane.
Në kumtesën e përbashkët në fund të samitit të mbajtur në Francë, ministrat kanë theksuar se pa normalizimin efikas e gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes dialogut me ndërmjetësim të BE-së, nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë në rajon.
Zyrtarët e këtyre shtatë vendeve kanë theksuar përkushtimin e tyre ndaj sigurisë, stabilitetit, prosperitetit dhe perspektivës evropiane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ata kanë theksuar edhe rëndësinë e përparimit të reformave të brendshme, sidomos në sundimin e ligjit, theksohet në komunikatën prej 25 faqesh që e ka publikuar Ministria franceze e Punëve të Jashtme.
Takimi i ministrave të G7 është mbajtur në fund të javës së shkuar në rajonin francez të Bretagne.
Anëtarë të G7 janë Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Kanadaja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.