×
  • Lajme
  • Lajme

    Galuk Konjufca thotë se sonte u takuan me Avdullah Hotin e Kujtim Shalën

    Reporteri
    20 Gusht 2019 | 0:01

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se të hënën mbrëma së bashku me nënkryetarin Bisnik Bislimi ka takuar dy zyrtarët e LDK-së, Avdullah Hotin e Kujtim Shalën.


    Ai ka thënë se në këtë takim i kanë thënë zyrtarëve të LDK-së se dy subjektet duhet të vijnë deri te një pajtueshmëri, që koalicioni me qenë LDK-VV me kryeminsiter Albin Kurtin, që sipas Konjufcës Kosovës do t’i ipej një drejtim tjetër.

    “Jemi marrë vesh që takimi i ardhshëm me qenë prerje e vendimeve, Nuk e di kur ndodh, por do të ndodh këto ditë”, ka thënë Konjufca në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai është shprehur i bindur se do të arrihet një koalicion parazgjedhor LDK-VV, por ka thënë se partinë e Isa Mustafës e presin më së largu deri në fund të muajit shtator. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!