×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Geci: Vjosa Osmani qaq shumë e mbronte në 2014 Isa Mustafën, saqë unë nuk mujsha me u afru me folë me të

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 21:48

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka rrëfyer se si, sipas tij, është përzënë nga tavolina e kafiterisë ku po qëndronte ish-kandidatja për kryeministër e kësaj partie, Vjosa Osmani, me kryetarin aktual, Isa Mustafën.


    Geci, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka sqaruar se si ka ndodhur ngjarja kronologjikishts.

    “Në vitin 2014, kur Hashim Thaçi dilke edhe nëpër ara me mbledhë vota, Isa Mustafës i patëm shku me 20 mi nënshkrime. Shkova te një kafiteri mu ulë me Isa Mustafën, në anën e djathtë ish kanë Vjosa Osmani e Ismet Beqiri e Vlora Dumoshi. E pashë krejt rastësisht, Unë s’jom ardhë me ta liru tavolinën. Unë neser e thrras grunë teme, se unë s’merrna me gra. Qaq fortë e mbrojke Isa Mustafën në atë kohë, që unë nuk bojsha me iu afru me folë me to”, ka deklaruar Geci.

    Ai ka thënë se të gjitha këto Osmani i bëri për shkak që të arrijë t’i bashkangjitet Vetëvendosjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!