Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ndërsa ka folur për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie ka thënë se në krye duhet të vije një doktor shkence që është e gjeneratës së re.
Ai ka thënë se LDK ka figura të tilla, duke aluduar në Kujtim Shalën, për të cilin ka thënë se nuk ka kurrfarë raporti personal, por ka shtuar se Shala nuk e sheh vetën kandidat.
Geci ndërkaq ka thënë se beson që Isa Mustafa do të kandidoi edhe për një mandat në krye të LDK-së.
Kurse për Vjosa Osmanin ka pohuar se nuk i shkon për shtati siç ka thënë “arenës së luftës”.
“Vjosa Osmani po të kandidohej nga elektorati ajo moti do të bëhej kryetare, por nuk i shkon përshtati në arenën e luftës sepse është zor, asnjë prej femrave nuk ka mundur t’i qëndron arenës së luftës”, ka deklaruar Geci, në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se procesi zgjedhor në LDK po përcillet me mjaft telashe, ku po përsëriten skenat e vitit 2006-të, pra po ndodhin rrahje e gjuajtje me karrige. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.