×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu – Arben Vitisë: Kthjellu ministër, mos na mbajë ligjërata

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 16:45

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hedhur kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me menaxhimin e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë.


    Musliu ka thënë se Vitia e ka humbur ndjeshmërinë për personat që po vdesin nga COVID-19 në Kosovë, gjersa ka përmendur edhe rastin e Agon Musliut.

    Ajo gjithashtu i ka thënë ministrit Vitia që të kthjellet, ndërsa i ka kërkuar që ky i fundit mos të mbajë ligjërata në Kuvend.

    “Sapo e vërtetuat atë së çfarë thashë unë. Sapo thashë që Qeveria e Kosovës ka pare të mjaftueshme, ka buxhet të mjaftueshme për të blerë vaksina. Sigurojeni vaksinën, blijeni vaksinën. Hajde bëjmë rishikimin e buxhetit, çka është e nevojshme. Sjelle këtu dhe kemi me të përkrahë,. Mos i le qytetarët në mëshirën e moshës. Rasti i vaksinave nuk duhet të mbetet në nivelin e lëmoshës. Si duket ju ministër jeni bërë imun ndaj vdekjeve në Kosovë.”

    “Me vetë konstatimin e paligjshëm për karantinimin, për  Agron Musliu e keni humbur sensin e ndjeshmërisë për qytetarët e Kosovës. Andaj edhe këto vdekje sot për ju janë të natyrshme dhe normale. Kthjellu ministër, veproi ministër, mos na mbajë ligjërata. Nuk kemi nevojë sot për demagogji, kemi sot nevojë për të qenë konkret në veprime dhe për ta shpëtuar qytetarin e Kosovës nga vdekja që po i sillet mbi kokë”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!