×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu dhe Ariana Shoshi qëndruan sot në Tushilë të Skenderajt, vizitojnë veteranin e arsimit

    Reporteri
    13 Janar 2024 | 13:20

    Deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Shoshi kanë qëndruar sot në Tushilë të Skenderajt ku kanë takuar Hajriz Imerin , veteran i arsimit, të cilit një vit më parë reshjet e shiut i kishin shkaktuar dëme të mëdha.

    Deputetja Musliu ka publikuar disa foto me veteranin e arsimit, ndërsa ka thënë se ai i ështv kthyer jetën normale me familjen e tij, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Bashkë me Arianen u ndalem për disa minuta në Tushilë për ta takuar Hajriz Imerin , veteran i arsimit.

    Edhe pak ditë bëhen një vit kur vershimet nga reshjet e shiut kishin përmbysur po thuaj çdo gjë në Tishilë dhe fshatra tjera të Skenderajt, përfshirë edhe mundin e djersen shumë vjeqare të veteranit të arsimit Hajriz Imeri.

    Ishin ditë të renda e pamje qe ta këpusnin shpirtin kur shihje fytyrat e merzitura e plot dëshperim të banirëve të Tushilës pamje të cilat nuk do ti harrojmë asnjëherë.

    Sot Hajrizi na priti me buzëqeshje, çdo gjë është kthyer në normalitet dhe ai është i qetë dhe po vazhdon jetën i lumtur me me familjen e tij!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!