×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu pas deklaratave për vajzën e Kurtit: Unë ndërgjegjen e kam të pastër

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 23:45
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për ofendimet që asaj po i bëhen pas një deklarate për kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurtit.


    Musliu, duke iu referuar lidhjes së Kurtit me Norvegjinë, prej nga vjen edhe gruaja e tij, tha se fëmijët e kryeministrit nuk e flasin as gjuhën shqipe, dhe kjo sipas saj është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë me një kryeministër të vendit.

    Pas kësaj deklarate, shumë qytetarë e kanë kritikuar dhe ofenduar në mënyra të ndryshme, e për këtë Musliu në emisionin “DPT te Fidani” në T7 thotë se nuk ndjehet e fyer nga dikush që nuk e njeh atë.

    “Absolutisht jo, do të ndihesha e fyer nga dikush që më njeh, e njeh karakterin tim, personalitetin tim, punën time dhe jeten time. Unë bëj punën time që kam bërë tash e 10 vjet. Përderisa unë ndërgjegjen e kam të pastër, përderisa unë jam e sigurt edhe e vetëdijshme për gjërat që them”, tha Musliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!