Ganimete Musliu reagon për grafitet në shtëpinë e Graincës: Stop, kjo nuk është kulturë e PDK-së

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas grafiteve fyese që janë bërë dje në shtëpinë e deputetes Adelina Grainca.


Në një shkrim në Facebook, Musliu ka thënë se një veprim i tillë nuk është kulturë e PDK-së.

Tutje e njëjta ka thënë se lojërat e tilla duhet të ndalen duke shtuar se grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së.

“Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojrave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së”, ka thënë Musliu.