×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu: Unë do ta nënshkruaj dërgimin e Kurtit në Kushtetuese

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 9:45

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për ardhjen e Albin Kurtit në krye të Qeverisë.


    Musliu tha se është në linjë të plotë me PDK-në dhe se veprimet do të jenë të koordinuara me partinë, por se ajo është shprehur se në rast se ndonjë parti do ta dërgonte zgjedhjen e Albin Kurtit në krye që Qeverisë, në Kushtetuese, atëherë ajo personalisht do ta përkrahte, shkruan Reporteri.net.

    Musliu tha se do ta përkrahte iniciativën e secilës parti për ta dërguar çështjen e Kurtit në Kushtetuese, përpos Listës Serbe.

    “Po, të them të drejtën, veprimet e mia janë të koordinuara me partinë, por në një moment të caktuar kur një vendim që mirret në Kuvend tejkalon përmasat e politikave ditore ose grupeve partiake, unë jam e lirë të veproj mbi bindjet e mia të lira dhe besimin që ma ka dhënë qytetari i Kosovës. Nëse një parti tjetër merr iniciativën ta dërgojnë në Gjykatë, unë personalisht do ta nënshkruaj.

    Kushto që e merr, përjashtimisht Listës Serbe, e ka nënshkrimin tim”, u shpreh Musliu në ATV. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!