Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka munguar në seancën e sotme plenare të Kuvendi të Kosovës.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin Veliu për mosparaqitjen e tij në Kuvend, derisa edhe e ka përqeshur atë.
Musliu ka thënë se Veliu do ta ketë shumë vështirë të kthjellet pas humbjes së zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, derisa është shprehur se do ta ketë të vështirë ta gjejë edhe rrugën për të ardhur deri në Kuvend.
“Ka me pas shumë vështirë me u kthjell dhe me e ditë rrugën për në Kuvend. Njeri i papërgjegjshëm nuk e meriton ma shumë se me bo hajgare me të”, ka thënë ajo.
Musliu ka thënë tutje se i uron shërim të shpejtë emocional ministrit Veliu, pasi, sipas saj, një gjë e tillë i duhet tani.
Në mungesë të ministrit, deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës, nuk i kanë bërë pyetjet të cilat i kishin përgatitur për të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.