×
  • Lajme
  • Lajme

    GAP: Ministria e Financave shpenzoi vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale

    Reporteri
    10 Prill 2023 | 15:15

    Ministria e Financave gjatë vitit 2022, ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale, ndërsa ministria me më së shumti investime është Ministria për Komunitet dhe Kthim me 98%.

    Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e Institutit GAP.

    Qeveria e Kosovës vazhdimisht kritikohet për mosrealizimin e projekteve të investimeve kapitale, ku sipas opozitës dhe njohësve të ekonomisë, realizimi i tyre është pothuajse zero për qind.

    Në bazë të Raportit Financiar të Thesarit të Kosovës, investimet kapitale në periudhën gjashtëmujore të 2022-ës ishin vetëm 9 për qind, më e ulta në dhjetë vitet e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!