Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës ngriti të enjten flamurin amerikan në Prishtinë në shenjë nderimi për 4 korrikun, ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Flamuri u ngrit në bulevardin që mban emrin e ish presidentit amerikan Bill Clinton, ku ndodhet edhe shtatorja kushtuar atij.
Udhëheqësit politikë të Kosovës përgëzuan popullin dhe qeverinë amerikane duke vlerësuar lartë rolin e Shteteve të Bashkuara në historinë më të re të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shtetin amerikan duke thënë se është “Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave!”.
“Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme! Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!”, shkroi Osmani.
“Aleancë që do t’i mbijetojë kohës dhe sfidave”, Kosova uron SHBA-në për 248 vjetorin e pavarësisë
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përvjetorin e 248-të të pavarësisë.
“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë amerikanë”, thuhet në urimin e KFOR-it në Kosovë.
“Shtetet e Bashkuara janë një nga 22 aleatët që kontribuojnë me trupa në misionin KFOR”, thuhet në urim.
KFOR: SHBA-ja një nga aleatet që kontribuojnë në misionin tonë, gëzuar Ditën Kombëtare