×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Gashi e arsyeton deklaratën e tij: E mbrojmë UÇK-në vetëm atëherë kur pastrohet nga individë që kanë kryer krime

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 23:12

    Pas reagimeve të shumta ndaj deklaratës e cila u publikua pothuajse në të gjitha mediat në vend, reagon Këshilltari i Kurtit, Shkelzen Gashi, me arsyetimin se ky i fundit ka thënë se individ të UÇK-së kanë kryer krime, e jo UÇK-ja.


    Gashi ndër të tjera ka theksuar se ky është mendimi i tij dhe se UÇK-në e mbrojmë kur të pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer, shkruan Reporteri.net

    “Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Watch e Amnesty International). UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë”, ka shkruar Gashi.

    Gjithashtu Gashi tha se Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, duke e marr shembull kështu Kroacinë e cila ka dënuar ata që kanë kryer krime në emrin e popullit.

    “Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Watch e Amnesty International). UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë.
    Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, vetëm kur ne vetë i dënojmë ata që në emrin tonë kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm. Kështu e kanë mbrojtur kroatët Kroacinë, kështu duhet ta mbrojmë edhe ne Kosovën.
    E vërteta për intervistën dhe intervistat e mia është e tëra. Ju lus mos u shërbeni me copëza të prera qëllimkëqija, shihini në tërësi ato. Po ashtu, ju mirëpres me komente, kritika, sugjerime, rekomandime pasi ta keni parë në tërësi intervistën që po e bashkëlidhi në koment.
    Për fund, ju lus, ta shpërndani këtë!”, ka shkruar Gashi.

    Kujtojmë që pas kësaj deklarate ka pasur reagime të ndryshme duke e kërkuar edhe shkarkimin e Shkëlzen Gashit.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!