×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi i LDK-së i thotë Kurtit se me privatizime është marrë edhe Mimoza Kusari-Lila

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 11:45

    Shefi i GP të LDK-së , Arben Gashi gjatë seancës së sotme i ka kujtuar kreut të ekzekutivit, Albin Kurti se me privatizime është marrë edhe ushtruesja e detyrës së shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.


    Gashi po ashtu, gjatë fjalimit të tij, ka deklaruar që është i interesuar se a janë për liberalizim të tregut apo sistemin e rregulluar nga Qeveria Kurti 2.

    “Unë e kuptojë që procesi i privatizimit ka ndodhur tash e disa dekada por besoj që ju është dashur që të konsultoheni me shefen e  Grupit Parlamentar tuaj që ka rol në këtë proces. Ju nuk po na tregoni se për cilin koncept jeni. Po më intereson a jeni për liberalizim të  tregut apo për sistemin e rregulluar nga Qeveria. Tash jeni qeveri dhe të paktën këtë e dini tash”, tha Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!