×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi i PDK-së: Nuk e kemi diskutuar përfshirjen në qeveri

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 21:11

    Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka diskutuar brenda mbledhjeve të saj futjen në qeveri.


    “Ju siguroj se në asnjë takim të PDK-së nuk është diskutuar për përfshirjen e PDK-së në qeveri. Takimet tona kanë qenë të shkurta”, është shprehur Gashi në emisionin Pressing të T7.

    Tutje, ai tha se ka zëra brenda dhe jashtë që PDK-ja të futet në qeveri. Megjithatë, qëndrimi i PDK’së është që të mbetet në opozitë sipas Gashit.

    “Vullneti i strukturave të PDK-së është të mbetemi në opozitë. Ka zëra nga jashtë dhe brenda që dëshirojnë që PDK-ja të futet në qeveri. Por, qëndrimi i PDK-së është që të mbetemi në opozitë”, shtoi Gashi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!