×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Kurrë më parë s’ka ndodhë me thanë një ministër për deputetët në seancë “s’ka me folë kurrkush”

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 15:37

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur sërish rreth përplasjes që ka pasur sot me kryesuesen e seancës, Saranda Bogujevci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.


    Sipas Gashit ngjarja nuk ka ndodhur ashtu siç është paraqitur.

    Sipas tij, ai ka ndërhyrë pasi ministri Murati i ka kërkuar Bogujevcit që mos ta lejojë opozitën të flasë, duke thënë se kurrë më parë nuk ka ndodhur që një ministër të thotë për deputetët që s’ka me folë kërkush, shkruan Reporteri.net.

    “E vërteta është që ministri i Financave ju drejtua kryesuese që të mos ua jep fjalën deputetëve dhe më tha mu që s’keni me fol. Ashtu ndodhi. Kryesuesja e seancës i mori urdhrat dhe nuk la debat dhe nuk ua  dha të drejtën e debatit dhe diskutimit për rend dite deputetëve. Është e palogjikshme dhe e paarsyeshme. Po ndodh disa herë në këtë legjislaturë dhe mendoji që po e dëmton demokracinë”, ka thënë Gashi.

    Në ndërkohë gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, pati fjalosje mes kryesueses së sotme të seancës, Saranda Bogujevci të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetëve të opozitës.

    Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës i tha kryesueses që t’i kërkojë ministrit Hekuran Murati të mos përzihet me punë të Kuvendit, duke i thënë “le të ulet në both”, për çka Bogujevci i ktheu që “me atë fjalor nuk të lejoj me u qas, andaj shko ulu në vendin tënd”.

    Ndërkaq, pas kësaj, Armend Zemaj iu drejtua Bogujevcit me fjalën “sa naive”, duke aluduar që ajo si kryesuese nuk po di ta menaxhojë seancën si duhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!