Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se po hyjmë në muajt e fundit të legjislaturës së Kuvendit.
Ai ka shtuar se kjo legjislaturë me këtë Qeveri mund të konsiderohet si qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës.
“Është karakterizuar fillimisht me tendencë të kapjes së institucioneve, me shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe me tendenca të vazhdueshme me paaftësimin e vendimmarrjes së Kuvendit në aspektin e mbikëqyrjes parlamentare”, ka thënë Gashi.
Gashi ka shtuar se të gjitha shtyllat e Kuvendit të Kosovës me këtë qeveri janë paaftësuar në funksionin e tyre.
“Në këta muajt e fundit ne do të angazhohemi t’ju ofrojmë qytetarëve platformën dhe idetë tona për katër vitet e ardhshme”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.